Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka shkruar se goditja ndaj ish presidentit Donald Trump është një goditje ndaj demokracisë.
“Goditja e Presidentit Trump është goditje ndaj demokracisë.
Duke shpresuar se ai së shpejti do ta marrë veten dhe do t’i kthehet fushatës, urojmë që kjo pamje të mos përsëritet më dhe SHBA-ja të vazhdojë të jetë një model i demokracisë për botën e qytetëruar”, ka shkruar Ibrahimi.