Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Kosovës sot në Pejë ka qëndruar për vizitë në Komandën rajonale – Perëndim të KFOR-it. Shefi i shtetit është takuar me pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë së Veriut dhe zhvilloi takim me komandantin e Komandës rajonale – Perëndim, kolonelin Françesko Ferara.

Siç informon kabineti i presidentit Pendarovski, në takimin me pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë në misionin e KFOR-it, ku janë të pozicionuar 65 pjesëtarë të Armatës sonë është biseduar për obligimet dhe përgjegjësitë e tyre në kryerjen e detyrave, si dhe për aktivitetet e tyre momentale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *