
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka njoftuar se së bashku me dy liderët tjerë të LEN-it, Billall Kasami dhe Izet Mexhiti, janë takuar me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Në njoftimin thuhet se gjatë takimit është biseduar për rrugëtimin evropian si dhe luftën kundër korrupsionit.
“Theksuam se këto synime mund të arrihen vetëm pas ndryshimit të skenës politike në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e vitit 2024. Në këtë takim miqësor e konstruktiv u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe marrëdhëniet mes forcave intelektuale dhe politike në vendet tona, gjithë kjo me synim për përmbushjen e aspiratave të kombit shqiptar për integrim në BE.
Presidentin Begaj e falënderojmë për mikpritjen dhe takimin konstruktiv”, ka deklaruar Afrim Gashi.