Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut z. Arben Fetai së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, realizuan sot një vizitë historike te varrezat e dëshmorëve të kombit në Sllupçan, për të nderuar heronjtë që u flijuan gjatë luftës së vitit 2001.

Kjo ishte vizita e parë e një ambasadori shqiptar në këtë vend memorial. Aty i mirëpriten ish ushtarë të UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, të cilët ndanë rrëfimet e tyre për luftën çlirimtare dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtimit të dëshmorëve për brezat e ardhshëm.

Fetai së bashku me ambasadorin Meidani, vendosën buqeta me lule te varret e dëshmorëve, duke nderuar me përulësi dhe respekt veprën dhe sakrificën e tyre.