
Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për 360 Gradë ka komentuar edhe deklaratën e Riçard Grenellit në lidhje me lirimin sa më të shpejtë të ish drejtuesit të UÇK-së, Hashim Thaçi.
Gashi pajtohet me Grenellin në këtë pikë, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë.
“ Ne, nuk kemi asnjë sponzor politik, por kur jemi të Gjykata Speciale që po mbahet për udhëheqësit e UÇK-së, mendoj se ajo në tërësi është e pabazë. U nis për diçka dhe vazhdoi krejtësisht diçka tjetër. Edhe në dëshmitë edhe në procedurën shihet se nuk ka dëshmi rreth asaj. Unë mendoj se ajo luftë ishte e pastër. Ishte e drejtë! Dhe mendoj se ata duhet që të lirohen. Atje nuk ka përgjegjësi komanduese sipas meje. Nëse dikush me të vërtetë ka bërë ndonjë krim duhet që të përgjigjet, ndonjë person, cili do qoftë ai individ. Kur jemi të ajo luftë, mendoj se Grenelli është në të drejtë dhe unë pajtohem me të“, theksoi midis tjerash kryeparlamentari Gashi.