“Ndryshimet kushtetuese do të bëhen ashtu që gjatë bisedimeve për qeverinë e re do ta krijojmë një kornizë për integrim, e cila do t’i përfshijë hapat që duhet të ndërmerren, pra planin aksionar, si dhe afatet në të cilat duhet të realizohet ky plan”.
Përveç ndryshimeve kushtetuese, që sipas Gashit duhet të bëhen si parakusht për fillimin e negociatave me BE-në, VLEN-i konsideron se ndryshimet kushtetuese duhet t’i reflektojnë edhe kërkesat e shqiptarëve për ta bërë një kushtetutë që do ta simetrizojë shtetit në relacion më shoqërinë.
“…kjo në përputhje me realitetin shoqëror dhe me demokracinë konsensuale. Për këtë arsye, VLEN-i do të propozojë që gjatë procesit të ndryshimeve kushtetuese të përfshihet edhe ndryshimi i emërtimit të gjuhës shqipe, duke e përmendur me emër e jo si “gjuhë që e flasin së paku 20% të popullatës dhe që dallon nga maqedonishtja”.