Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka qëndruar në shkollat e Tetovës, transmeton TV21.

Por kjo vizitë që u konsiderua të jetë e rëndomtë, nga fakti që ka filluar viti shkollor në Maqedoninë e Veriut, shënoi një moment historik – hyri në përdorim Abetarja e Unifikuar Mbarëkombëtare Shqiptare.
“Po ua dorëzoj Abetaren Mbarëkombëtare Shqiptare dhe për këtij viti do t’u shërbejë edhe nxënësve të shkollave të Tetovës”, tha Kasami mes tjerash.