Meral Ismaili nga Alternativa, ka njoftuar se ka marrë detyrën si Drejtoresh e Institutit të Mjekësisë së Punës.
“Kam nderin të pranoj detyrën si Drejtoreshë e Institutit të Mjekësisë së Punës të Maqedonisë së Veriut.
Betohem se do të jem në shërbimin tuaj për të ofruar shërbime sa më cilësore, efikase dhe profesionale.
Falënderoj Kryetarin e Alternativës, z.Zeqirija Ibrahimi për mbështetjen dhe besimin e dhënë për udhëheqjen e këtij institucioni”, ka shkruar Meral Ismaili.