A ju kujtohet kur Ziadin Sela u zgjodh kryetar i Kuvendit? Pak para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, Fronti Europian organizoi “seancë të improvizuar” parlamentare në hotelin Aleksandar Palace në Shkup.

Seancën e udhëhoqi Ali Ahmeti si “deputeti më i vjetër”, ndërsa me 120 vota të pranishmit “zgjodhën” Ziadin Selën për kryetar të Kuvendit.

“Kryeparlamentari Sela” pasi dha betimin, e drejtoi seancën ku “u bënë” edhe ndryshimet kushtetuese me 120 vota pro.

Në realitet, kryetar i Kuvendit pas zgjedhjeve u zgjodh Afrim Gashi me 76 vota pro, dhe në seancë të vërtetë parlamentare në objektin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Fronti Evropian nuk qëndroi në sallë për ta votuar.