Ka filluar ta kap sikleti, dhe tani po kërkon të mbulojë atë që nuk mund ta mbulojë dot me
justifikime të vakëta dhe alibi. Po mundohet të distancohet, por të vërtetat e tij po dalin në shesh! Kështu thonë nga VLEN-i, bashkëngjitur me disa pyetje për BDI-në në lidhje me tendencat e partisë së Ahmetit për ta kthyer NIkolla Gruevskin në RMV.

“Qytetarët shqiptarë presin që BDI-ja të përgjigjet, jo me alibi, por me fakte! Ky distancim i Bexhetit është një teatër i dështuar, një justifikim për të mbuluar një histori të turpshme që lidhet me kthimin e Nikolla Gruevskit.

Ali mos hesht, dil dhe tregoju qytetarëve se cilat ishin shkaqet që të nxitën që ti të angazhohesh me gjithë qenien tënde, e me gjithë skuadrën e lodhur që e udhëheq vetëm që ta kthesh mikun tënd Gruevskin në Shkup.

Kujtojmë edhe deklartën publike të ish presidentit Pendarovski se disa eksponent politikë e kanë konsultuar për amnistimin e mundshëm të Gruevskit. Ndërkaq përgjigjen se kush janë këta eksponent, mund ta jep vetëm Ali Ahmeti.

VLEN vazhdon të pyes akoma publikisht BDI-në dhe Ali Ahmetin: Pse gjithë kjo nostalgji për Gruevskin?

Çfarë ju bashkon?

Shqiptarët i besuan Alisë, ky e keqpërdori këtë besim prandaj edhe u ndëshkua. Por, ky ndëshkim nuk duhet të kalojë vetëm me faktin se është në opozitë. Derisa akoma bredhë në diasporë e në vend ia ka për borxh shqiptarëve një përgjigje të shkurt e të qartë, çfarë përfitonin shqiptarët në rast se kthehej Gruevski në vend?

Ali, mos hezito as mos u frikëso sepse nuk ke çfarë të humbësh më shumë!”, thuhet në reagimin e VLEN-it.