Drejtuesit e koalicionit VLEN, janë pritur sot në Kuvend nga kryeparlamentari, Afrim Gashi.

Kjo vizitë e tyre vjen një ditë para interpelancës për Gashin, si mbështetje për të.

“Kafenë e mëngjesit të sotëm e pimë bashkë me drejtuesit e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, Arben Taravari, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi dhe Bekim Qoku.

Me këtë rast biseduam për aktualitetin politik, e riktheksuam përkushtimin tonë për përmbushjen e detyrimeve ndaj qytetarëve dhe nevojën për vazhdimësinë e këtij koalicioni shpresëdhënës e frytdhënës për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe për vendin në përgjithësi.

Unë i falënderova për vizitën dhe mbështetjen!”, ka shkruar Gashi.