Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në orët e hershme të mëngjesit me kushte për paraqitje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Gjatë ditës në disa vende do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fortë prej mbi 70 kilometra në orë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 35 gradë Celsius. Indeksi UV do të arrijë 7.
Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, në disa pjesë të luginës në formë të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fortë prej mbi 70 kilometra në orë dhe breshër. Kushte për shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë do të ketë edhe në orët e hershme të mëngjesit. Temperatura minimale do të bie 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 31 gradë Celsius.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nesër dhe të enjten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më freskët me shi të përkohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore. Pastaj pritet mot stabil dhe më i nxehtë.