Likovë, 10 prill 2025 – Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me funksionarë partiakë dhe përfaqësues nga ekzekutivi, zhvilloi sonte një vizitë në Likovë, ku u takua me strukturat lokale të degës së partisë.

Gjatë këtij takimi, u diskutua gjerësisht për situatën aktuale politike, sfidat që e karakterizojnë këtë periudhë si dhe përgatitjet intensive për zgjedhjet lokale që po afrohen. Kryetari Ibrahimi informoi për së afërmi të pranishmit mbi rrjedhën dhe dinamikën e aktiviteteve të partisë, duke theksuar rëndësinë e organizimit dhe mobilizimit maksimal në këtë fazë vendimtare.

“Mesazhi ynë është i qartë: VLEN është nevoja e shqiptarëve! Vetëm të bashkuar mund të sjellim suksesin dhe ndryshimin që qytetarët e presin dhe e meritojnë”, theksoi Ibrahimi.

Ai gjithashtu nënvizoi se përpara Alternativës qëndron një rrugë e mbushur me sfida, por edhe me shumë mundësi, ku puna, përkushtimi dhe vendosmëria do të jenë çelësi për realizimin e çdo premtimi të dhënë.

“Të bashkuar, sepse ia VLEN!”, ishte thirrja përfundimtare e tij, duke reflektuar unitetin dhe vizionin e përbashkët të partisë për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *