Enti Shtetëror i Revizionit ka njoftuar që deri më 15 nëntor do të pranon propozime për përfshirjen e ndonjë kontrolli në Programin Vjetor të këtij institucioni për vitin 2024.
“Kërkesat/Propozimet mund të dorëzohen në formë letre deri te Enti Shtetëror i Revizionit në formë elektronike në faqen e internetit të ESHR-së, më së voni deri më 15 nëntor 2023”, njoftoi Revizioni.
Programi për punë i Revizionit dorëzohet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe publikohen në faqen e Revizionit. Propozimet mund të dorëzohen edhe nga Kuvendi i RMV-së, subjektet kompetente, organizatat civile, ato që janë interes i shtuar publik.
“Duke pasur parasysh se Enti Shtetëror i Revizionit ka filluar aktivitetet për hartimin e Programit Vjetor të Punës për vitin 2024, ftojmë dhe inkurajojmë të gjitha palët e interesuara që të dorëzojnë kërkesat/propozimet e tyre për subjektet dhe fushat për të cilat ekziston interesi i shtuar publik për kryerjen e revizionit shtetëror dhe besojnë se të njëjtit duhet të përfshihen me Programin Vjetor për Punë të ESHR-së për vitin 2024”, njoftoi Revizioni.Top24