Lideri i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Afrim Gashi deklaroi se bisedimet për formimin e qeverisë së re me VMRO-DPMNE-në po shkojnë mirë dhe se rezultatet nga këto negociata do të jenë shumë të mira, në veçanti për shqiptarët.

“Është bukur mirë. Jemi në rrugë shumë të mbarë. Besojmë shumë shpejt se do dalim me rezultate shumë konkretedhe të mira për shqiptarët në përgjithësi por edhe për shtetin edhe për rajonin”, deklaroi Gashi.