Ish zv/kryeministri Artan Grubi ka vazhduar të kritikojë dhe fyej koalicionin shqiptar në pushtet. Ai vlerëson se BDI-ja për 22 vite ka qeverisur me nder, me besë e me dinjitet, ndërsa siç shprehet, këta të koalicionit VLEN janë vazalë dhe poshtërojne shqiptarët.

Shkrimi i Grubit në Facebook:

“23 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit na gjen me rrethana që ngjasojnë si në kohërat e ish Jugosllavisë, kur përfaqësuesit shqiptarë në institucione nuk i zgjidhte shqiptari, por Beogradi, gjente ca vazalë, puthadorë, kurriz-përmbysur, kokëulur që turpëronin dhe poshtërsonin kombin.

Ka të tillë që thonë pse nuk është rregulluar me ligj diçka që është rregulluar me nder, me fytyrë, me dinjitet, me besë, me fjalë të dhënë deri më sot.

Nuk ka pasur nevojë, sepse nuk kemi lejuar dhe nuk e kemi pas ndër mend ta tradhëtojmë ndonjëherë vullnetin politik shqiptar.

Por, ja që akoma ka të tillë, prandaj platforma për legjitimitet është obligim i të gjithëve, si një Marrëveshje e re, për të mbrojtur vullnetin e popullit shqiptar dhe të tjerëve dhe moslejim të mbivotimit dhe poshtërsimit.

Kjo është detyrë dhe betejë e të gjithë neve!