Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, u pyet so lidhur me vdekjen e foshnjës 14 muajsh, ndërsa deklaroi se në detaje është i informuar rreth asaj se çfarë ka ndodhur dhe se patjetër duhet të ketë përgjegjësi.
“Por mos pritni prej meje sot të sillem si gjykatës dhe të sjell vendim, sepse më duhen detaje nga organet kompetente, të konstatojmë nëse ka patur gabim mjekësor dhe pas asaj lënda lëshohet në gjykatë dhe atje vendimi të sillet për mëtutje”, deklaroi Taravari.
Ministri tha se foshnja është kthyer dhe se për detaje të mëtutjeshme komisioni do të konstatoj.
“Mos pritni që unë të sjellë vendimi sepse është joracionale dhe jo e arsyeshme “, shtoi ai.