Kryetari Afrim Gashi dhe Daniell Braun, përfaqësues zyrtar i Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shkup shkëmbyen mendime për proceset politike në vend dhe në rajon dhe për hapat në lidhje me eurointegrimin, në takimin e sotëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në takim ishte e pranishme edhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

Duke u falënderuar për pjesëmarrjen dhe kontributin e deri tanishëm të Fondacionit “Konrad Adenauer” në përforcimin e proceseve demokratike në shoqërinë tonë, kryetari Gashi shprehu interes për thellimin e bashkëpunimit edhe me projekte konkrete në shtëpinë ligjvënëse.

Bashkëbiseduesit biseduan edhe për hapat e mundshëm për përforcimin e transparencës së Kuvendit dhe hapjes së tij ndaj qytetarëve. U përqendruan edhe për mundësitë për përforcimin e rolit të pushtetit ligjvënës në proceset që drejtojnë në anëtarësimin e plotë të vendit në Bashkimin Evropian.

Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bundestagun e Gjermanisë.