Orhan Murtezani, Ministër për çështje evropiane në INTERVISTËN e ditës për Alsat deklaroi se pa u bërë ndryshimet kushtetuese, ne si shtet nuk mund ta hapim kapitullin e parë të bisedimeve me Bashkimin Evropian.
“ Është porosia e njëjtë që e kemi dëgjuar edhe më parë gjatë vizitave që i kemi pasur së bashku me kryeministrin Mickovski ose edhe vizitat e mia që kam pasur në Bruksel dhe në qendrat tjera të Evropës. Ai është një hap që është paraparë edhe në konkluzionet e Këshillit. Edhe në pozitën e përbashkët dhe të përgjithshme të Bashkimit Evropian. Andaj është shumë e qartë se pa ndryshimet kushtetuese ne nuk mund ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare. Dhe nuk mund ta hapim klasterin e parë ose fundamentalen ose themeloren”, deklaroi midis tjerash Murtezani.