Ljuomir Frçkoski dha dorëheqjen si ambasador dhe përfaqësues i përhershëm në OKB në Nju Jork. Fërçkoski dorëheqjen ia dorëzoi presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe për këtë e njoftoi Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme ka mbajtur postin e ambasadorit në Nju Jork nga viti 2021.

Fërçkoski para pak kohësh është thirrur për bisedë në MPJ për shkak të parregullsive financiare të pretenduara në punën e përfaqësisë, por biseda me ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mutsunski, për arsye shëndetësore të Fërçkoskit ende nuk është zhvilluar.

Frçkoski në një deklaratë për Libertas nuk mendon se dorëheqja në asnjë mënyrë do të ndikojë në funksionimin e Misionit në kuptimin teknik, por mund të ndikojë në realizimin e projektit “Promovimi i dialogut dhe ndërmjetësimi me qëllim të parandalimit të gjenocidit” dhe krime të ngjashme (krime lufte) dhe krime kundër njerëzimit)”.