Dr. Zeqirija Ibrahimi nga VLEN në një intervistë për Ora24.Tv ka folur për pritshmërinë e zotit Ali Ahmeti me rastin e daljes së Taravarit nga VLEN.
Sipas tij, Ahmeti ka pritur përçarje më të madhe në VLEN, por realisht është krijuar një zhgënjim te aktivistët e Aleancës për shqiptarët që nuk kanë shpresuar se kryetari i tyre do të koketoje me Ali Ahmetin.
“ Unë e di që zotit Ahmeti më shumë i flet në këtë rast nënvetëdija sesa vetëdija se ata kanë shpresuar që me largimin e zotit Taravari vërtetë do të shkaktohet një tërmet në VLEN, por realisht atyre u ka plasur bomba në dorë. Për shkak se në VLEN nuk ka pasur asnjë tërmet dhe atyre u ka dështuar kjo punë si projekt. Ngase nuk është arritur efekti që ata e kanë menduar se do të bëjnë një përçarje të përmasave të mëdha që do të shkaktoje zhgënjim dhe dëshpërim të votuesit e VLEN-it. Për fat të keq, zhgënjimi është shkaktuar vetëm tek mbështetësit, aktivistët dhe votuesit e Aleancës për shqiptarët të cilët siç jemi të informuar me shumicë po distancohen nga zoti Taravari. Për shkak të koketimit që zoti Taravari po e bënë me BDI-në. VLEN-i vazhdon t`i përfaqësoj ato 107.000 votues që e kanë mbështetur në zgjedhjet e 8 majit të vitit 2024. Dhe nuk ka asnjë ndryshim”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *