Afrim Gashi pritet të zgjidhet nesër Kryetar i ri i Kuvendit, në bazë të marrëveshjes për bashkëqeverisje mes koalicionit VLEN dhe VMRO DPMNE-së.
Partia Alternativa ka paralajmëruar zgjedhjen e Gashit në një ndër postet më të rëndësishme në vend, me sloganin “Erdhi Dita”, duke aluduar në seancën konstituive të Kuvendit të caktuar për nesër.
Afrim Gashi dha dorëheqje nga kreu i partisë, pasi Kushtetuta parashikon që kryeparlamentari nuk duhet të ketë post partiak. /Alfax/