Ministri për Çështje Evropiane ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë.
“Dita e Pavarësisë – 17 shkurti, për qytetarët e Kosovës dhe për të gjithë shqiptarët, është dita e kurorëzimit të lirisë, njëherësh edhe data kur shteti më i ri në Europë, shndriti si një yll në flamurin e madh të Europës. Në ditëlindjen e saj të 17-të, urojmë që Republika e Kosovës edhe më tej të vazhdojë rrugëtimin e saj euroatlantik! Ne si Qeveri e Maqedonisë e Veriut, një vend kandidat për anëtarësim në familjen e madhe të Bashkimit Europian, kemi qenë dhe do të jemi pranë Qeverisë së Kosovës, në çdo hap të rrugëtimit të saj, të përqafimit të vlerave europiane”, ka shkruar ministri Murtezani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *