Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se ushtria izraelite filloi sulme tokësore të kufizuara dhe intensive kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit
Ushtria izraelite njoftoi se ka kryer sulme të pushtimit tokësor ndaj disa pikave në territorin e Libanit.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, në një deklaratë me shkrim tha se ushtria izraelite filloi sulme tokësore të kufizuara dhe intensive kundër infrastrukturës së Hezbollahut në jug të Libanit.
“Sulmet tokësore u shoqëruan nga forcat ajrore dhe njësitë e artilerisë. Operacioni ‘Shigjetat e Veriut’ do të vazhdojnë paralelisht me konfliktin në Gaza dhe sipas vlerësimit të situatës”, thuhet në deklaratë.