Doganierët nga vendkalimin kufitar Tabanovc kanë parandaluar tentimin për futje të paligjshme të 6800 eurove, pasi gjatë kontrollit të një pasagjeri kanë zbuluar një sasi më të madhe të devizave të padeklaruara, përcjellë Alfax.
Personi është shtetas i Maqedonisë së Veriut i cili është pyetur nga doganierët nëse ka diçka për të deklaruar, dhe ai është përgjigjur se nuk ka asgjë për të paraqitur. Por, gjatë kontrollit në çantën e dorës së pasagjerit iu gjetën 8800 euro, për të cilat personi nuk dispononte asnjë dokument të origjinës.
Sipas Ligjit për punë devizore, pasagjerit i janë kthyer 2000 euro, shumë që mund të nxirret pa raportim, ndërsa 6800 euro të mbetura mbahen.
Ndaj personit është ngritur kallëzim për vepër penale shkelje devizore.Alfax