Federata e Futbollit të Maqedonisë ka dënuar siç ka thënë sharjet ndaj maqedonasve të futollistit të përfaqësueses së Shqipërisë në futboll Mirlind Daku pas ndeshjes së djeshme me Kroacinë
FFM-ja i bëri thirrje Dakut që të kërkojë falje publike, ndërsa UEFA-s ta ndëshkojë.
“Shprehim shqetësim të thellë dhe dënim për thirrjet nacionaliste të përfaqësuesit të Shqipërisë Mirlind Daku kundër shtetit maqedonas pas ndeshjes së djeshme ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Evropian. Sjellja është e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat bazë të sportit dhe respektit të ndërsjellë që promovon futbolli. Parimet e neutralitetit politik janë të ngulitura në rregulloret e shoqatave ndërkombëtare si FIFA dhe UEFA. Federata e Futbollit të Maqedonisë do t’i dërgojë një letër zyrtare UEFA-s për këtë sjellje skandaloze. I bëjmë thirrje Mirlind Dakut që të kërkojë falje publike për sjelljen e tij, duke njohur dëmin që ka shkaktuar. Gjithashtu u bëjmë thirrje institucioneve përkatëse që të hetojnë këtë incident dhe të marrin masat e duhura disiplinore për të forcuar standardet e sjelljes”, thotë FFM.
Daku vjen nga Kosova dhe ka luajtur për ekipet e saj të futbollit të të rinjve, përpara se të bëhej përfaqësues i Shqipërisë në vitin 2023.
Kroacia e Shqipëria u përballën në një ndeshje të zjarrtë në qytetin e Hamburgut, në “Volksparkstadion”, në kuadër të Euro2024. Ndeshja përfundoi me shifrat 2-2, e cila pati një fund dramatik, me Shqipërinë që barazoi rezultatin në minutën e 95-të të ndeshjes me anë të Klaus Gjasulës. Golin e parë për Shqipërinë e shënoi Qazim Laçi, derisa për Kroacinë golin e gjetën Kramaric, dhe Gjasula, i cili shënoi autogol.
Përfundimi i ndeshjes me një barazim në çastet e fundit ndaj një superfuqie si Kroacia, është përjetuar thuajse si një triumf nga “kuqezinjtë”, për të cilët debutoi në Europian edhe Mirlind Daku. Por sulmuesi kosovar bashkë me lojtarët e tjerë, e kanë festuar me tifozë rezultatin pozitiv.