Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se ka zhvilluar takimin e rregullt me gazetarë.
Ai ka thënë se misioni i tij për një Kuvend të hapur dhe transparent mbetet prioritet kryesor gjatë këtij mandati.
“Në kuadër të përkushtimit tim për transparencë dhe llogaridhënie, mbajta takimin e rregullt me gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave. Gjatë këtij takimi, i njoftova për aktivitetet e mia si kryetar, zhvillimet e fundit në Kuvend dhe planet në periudhën e ardhshme. Për më tepër, iu përgjigja pyetjeve të ndryshme lidhur me çështje dhe procedura aktuale, ndërsa i faleminderova gazetarët për prezencën dhe angazhimin e tyre në informimin e qytetarëve. Misioni im për një Kuvend të hapur dhe transparent mbetet prioritet kryesor gjatë këtij mandati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *