Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në takimet me qytetarët e Tetovës foli për shumë çështje, por fokusi te gjuha shqipe.
Ahmeti theksoi se gjuhën shqipe të gjithë duhet ta mbrojnë.
“Ta shqyrtojnë ligjin për gjuhën. Po ajo Marrëveshja (e Ohrit) është larë me gjak. Amerika është gjallë, BE është gjallë, dhe duhet bashkë t’i dalim zot”, tha Ahmeti.
















































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































































