Driton Sulejmani nga koalicioni VLEN në emisionin debativ 24 analiza ka folur për temën e përfaqësimit të drejtë si dhe balancuesit.
Sulejmani ka vënë në pah informacione të shumta për keqpërdorimin e balancuesit e sidomos të dhëna statistikore që flasin saktë për përfaqësimin e drejtë dhe përdorimin e balancuesit.
“Është e çuditshme kur dëgjon që BDI-ja për tema të këtilla si balancuesi planifikon të organizoj protesta. Kjo është sikur të protestosh kundër vetvetes. Është realitet që gjatë këtyre 22 viteve sa kanë qenë në qeveri, kanë pasur mundësi nëse kanë pasur vullnet të sjellin ligj për përfaqësim të drejt. Pasi që përfaqësimi i drejt del nga Marrëveshja e Ohrit dhe është e drejtë kushtetuese e qytetarëve, fatkeqësisht gjatë gjitha këtyre viteve BDI-ja nuk arriti që të sjell ligj me të cilin do të precizohen saktë se si do të zbatohet ai përfaqësim i drejtë. Realizimi i përfaqësimit të drejt nëse flasim me numra, sipas informacioneve të mia ka nisur në vitin 2007 deri në vitin 2015 kur nuk kishte balancues, numri i shqiptarëve në institucionet shtetërore u ngrit në 7 %. Prej se është vënë balancuesi deri më sot, numri i përfaqësimit të shqiptarëve nuk është rritur më shumë se 1.5%. Kjo vë në pah se ka pasur shumë keqpërdorime gjatë përdorimit të balancuesit.”, deklaroi midis tjerash Sulejmani.