Shumica parlamentare me 64 vota për miratoi ndryshimet në ligjin për planifikim urbanistik. Ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski tha se ndryshimet bëhen me procedurë të shkurtuar për shkak të interesit publik, kurse me ndryshimet e bëra do të mund të ndërtohen shkolla, spitale, kopshte si dhe garazhe shumëkatëshe.

Nikolloski njoftoi se ka marrë mbështetje nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale për ndryshimet e propozuara ligjore. Ligjin e kundërshton organizata për mbrojtjen e ambientit, iniciativa O2, të cilët thonë se ligji i hap derën kaosit urbanistik dhe ndërtimeve të reja, pa u marrë mendimi i qytetarëve që jetojnë në lokacionet ku do të ndërtohet. Ata morën pjesë në seancën e Kuvendit me ftesë të ministrit Nikollovski. Megjithëse në komision nuk kishte asnjë amendament, ligjin e kundërshton edhe “E Majta”, për shkak të miratimit të tij me procedurë të shkurtuar dhe pa debat publik.