Deputeti i VLEN, Adnan Azizi ka ironizuar përçarjen e djeshme të deputetëve në Frontin Europian.
Azizi ka pyetur se kush në fakt është “Fronti Europian”, ata që votuan ligjin e qeverisë “proruse” VMRO/VLEN?

“Dilemë hamletiane e Frontit:
Cili është “Fronti Europian”, ata që votuan ligjin e qeverisë “proruse” VMRO/VLEN?
Apo ata që nuk votuan fare?!
Tani kemi dy fronte në një front, ose më sakt, Front Dyftyrësh!
Dilema mbetet vetëm në atë se, cili ngeli pro Europës e cili pro Rusisë?”, ka shkruar deputeti Azizi.

EditAzizi ‘ironizon’ me përçarjen e deputetëve në Frontin Europian: Cili mbeti “pro Europës” e cili “pro Rusisë”