Faton Fazliu, Drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë në një intervistë për Lideri.mk midis tjerash theksoi se Çairi është dhe do të mbetet i Alternativës dhe Koalicionit VLEN.

“Përtej që jam drejtor i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, mirë që e ceke që jam edhe kryetar i Alternativës dega në Çair. Gjë që më bënë të ndjehem krenar dhe të mburrem. Për arsye se Alternativa dega në Çair konsiderohet si bastion i Alternativës. Kjo në të njëjtën kohë sa është mburrje dhe krenari është edhe përgjegjësi për mua. Andaj mundohem që me të gjitha kapacitetet e mia intelektuale, profesionale ta jap më të mirën e mundshme për banorët e Çairit po edhe për degën të cilën e menaxhoj. Si dhe të jam në shërbim të aktivistëve dhe qytetarëve në përgjithësi. Si dhe të jam zëri i tyre aty ku mund të ndikoj. Në këtë drejtim, më duhet ta ceki një element se Alternativa si parti politike gjatë kësaj periudhe paszgjedhore dhe me formimin e qeverisë është duke krijuar standarde të reja të politikbërjes”, theksoi Fazliu.