Deputeti i ri i VLEN-it që doli nga rivotimi i sotshëm, Adnan Azizi, ka falenderuar votuesit dhe, siç është shprehur, vendlindjen e tij për rezultatin e treguar në kutitë e votimit.

“Faleminderit vendlindja ime e shtrenjtë e cila kurrë nuk iu nënshtrove mashtrimeve!”, ka shkruar Azizi në Facebook.

Me këtë fitore, numri i deputetëve të VLEN-it dhe BDI-së, është baraz, 8 me 8.