Në sallën e mbledhjeve të Komunës së Tetovës, është mbajtur një takim takim mes kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami, kryetarit të Gostivarit Valbon Limani, kryetarit të Çairit Visar Ganiu, kryetarit të Zhelinës Blerim Sejdiu, me përfaqësuesit e Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Art.

 

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.

 

 

Më parë, drejtuesit e VLEN-it kanë paralajmëruar se Akademia shqiptare, fillimisht do të financohet nga katër komunat që drejtojnë kuadrot e këtij koalicioni, ndërsa synojnë që në të ardhmen ky institucion të ngritet në nivel të Akademisë maqedonase dhe të financohet nga shteti.