Në një njoftim të rëndësishëm, Deputetja e Koalicionit Vlen, Imerlije Saliu, njoftoi se në seancën e 26-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendimi për rishpërndarjen e mbi 1.2 miliard denarëve (rreth 20 milionë euro) për komunat ku jetojnë kryesisht shqiptarë, si pjesë e projektit “100 milionë euro për komunat”.

Mjetet do të ndahen për komunat si më poshtë:

  • Çair: 169 milionë denarë
  • Gostivar: 162 milionë denarë
  • Tetovë: 81 milionë denarë
  • Dibër: 42 milionë denarë
  • Kërçovë: 56 milionë denarë
  • Strugë: 136 milionë denarë
  • Haraçinë: 35 milionë denarë
  • Vrapçisht: 54 milionë denarë
  • Likovë: 55 milionë denarë
  • Bërvenicë: 37 milionë denarë
  • Dollnen: 36 milionë denarë
  • Shuto Orizare: 68 milionë denarë
  • Bogovina: 60 milionë denarë
  • Zhelinë: 51 milionë denarë

Saliu theksoi se në këtë rishpërndarje nuk është diskriminuar asnjë komunë e udhëhequr nga kryetarë të BDI-së opozitare. Kjo është një ndryshim i dukshëm krahasuar me periudhën e kaluar, ku komunat me popullsi dominuese maqedonase kishin dyfish më shumë transfere kapitale se ato shqiptare.

“VLEN është qeverisje ndryshe! Jo premtime, por VEPRIME!” – përfundoi Saliu.

Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike në këto komuna, duke sjellë një shpresë për zhvillim të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike.