Deputeti i Aleancës për Shqiptarët të Zijadin Selës Elmi Aziri, ka quajtur idenë e BDI-së për komision Ad-hok për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë si punë jo serioze. Sipas tij, kjo nuk paraqet asgjë, pasi siç thekson, përveç institucioneve në nivel shtetëror, përfaqësimin e drejtë e kontrollojnë edhe disa komisione të kuvendit.
“Ne nuk u pajtuam me këtë, neve na dukej formimi i komisioneve joserioze, kuvendi ka disa komisione. Njëri prej këtyre komisioneve është komisioni anketues. Që nesër mund të mblidhet Komisioni anketues, ta tregojë qëndrimin dhe vendimin e tij, të shkojmë në institucionet përkatëse dhe të shohim se si është përfaqësimi. Ky komision i panevojshëm nuk do të japë asnjë rezultat. Do të rezultojë me dy-tre faqe shkrim zyrtar, do të dalë Blerim Bexheti në Kuvend, do ta lexojë raportin dhe kaq”, ka deklaruar Elmi Aziri.