Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Afrim Gashin për zgjedhjen e tij si kryeparlamentar i Maqedonisë së Veriut.
Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka thënë do të jetë shumë kënaqësi të punojë me z. Gashin.
“Urimet më të përzemërta z. Afrim Gashi, për zgjedhjen e tij si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut!
Do të jetë shumë kënaqësi të punojmë së bashku, për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona, përfshirë atë të institucioneve tona parlamentare. Mezi pres t’ia nisim punës për të çuar përpara sa më shumë interesat tona të përbashkëta, për të kontribuuar bashkërisht drejt stabilitetit të qëndrueshëm rajonal dhe synimeve euroatlantike. Pres që marrëdhëniet mes institucioneve tona të konsolidohen edhe më tutje.
Shqiptarët janë jo vetëm shenjë demografie, por edhe demokracie në politikën e Maqedonisë së Veriut, prandaj aksi mes lirisë dhe barazisë së qytetarëve u respektua sot me zgjedhjen e z. Gashi si kryeparlamentar, duke lënë pritshmërinë e vijimit në frymën gjithëpërfshirëse.
Uroj që ligjet, praktikat dhe kultura demokratike të na sjellë edhe më afër si vizion për një të ardhme sa më premtuese për të dyja vendet tona”, ka shkruar Konjufca.