Pepe vendosi mbrëmjen e së martës një rekord në Champions League.

Mbrojtësi portugez gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 90+1’, në ndeshjen Porto-Antwerp, që u mbyll me rezultatin 2-0.

Faqja e statistikave “Opta” bën me dije se Pepe, 40 vjeç e 254 është bërë lojtari më i vjetër që arrin të shënojë në një ndeshje Championsi.

“Në moshën 40 vjeç e 254 ditë, Pepe u bë lojtari i parë i moshës 40+ që shënon gol në UEFA Champions League”-shkruhet në postimin e “Opta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *