Sekretari Gjeneral i Alternativës, Amir Elezi në Intervistën e Ditës për Alsat-M ka folur edhe për shkrirjen e Koalicionit VLEN në një parti politike.
Sipas tij, nuk është me rëndësi se kush erdhi i fundit dhe kush do të ikë i pari nga Koalicioni VLEN. Me rëndësi është që kërkesat e votuesve të materializohen.
“Nuk është me rëndësi se kush erdhi i fundit në Koalicionin VLEN dhe kush do të largohet i pari. Ideja është a jemi të gatshëm që kërkesat e votuesve tanë ti materializojmë duke u bërë një parti, duke i lënë anash egot dhe pretendimet e liderëve të caktuartë cilët ndoshta kanë ambicie të caktuar apo nuk kanë. Të gjitha këto do të shtrohen në tryezën e bisedimeve. Ka vullnet të mirë dhe bazë të mirë për të vazhduar kjo. Kjo është ajo që po e kërkojnë votuesit tanë dhe mendoj se shumë lehtë do të arrihet një zgjidhje”, deklaroi Elezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *