Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut në emisionin debativ 24 Analiza për TV 24 është përgjigjur në temën e legjitimitetit dhe përfaqësimit të shqiptarëve.
Ai ka thënë se e ka përshëndetur atë që parti rome dhe turke janë rreshtuar me Frontin Evropian, por kur flasim në temën e legjitimitetit, votat rome nuk mund t`i shndërroni në vota shqiptare.
“ Unë atë e kam përshëndetur, kam thënë shkëlqyeshëm. Por nuk mund ju të keni vota të romëve dhe pastaj ato ti konvertoni në vota shqiptare. Dhe të thoni ne kemi kaq vota shqiptare. Si numër i votave ajo është e saktë, por kur flasim për legjitimitet të shqiptarëve dhe përfaqësim të shqiptarëve atëherë unë jam i bindur se VLEN e bart legjitimitetin” ,tha midis tjerash Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *