Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në një intervistë për Telegrafi.com ka komentuar ndryshimin e mendësisë dhe standardit që duan ta vendosin si VLEN në politikën shqiptare.
Sipas Gashit, ka ardhur koha që të flasim kush është më i miri në mesin e politikës shqiptare, e jo kush është më i keqi.
“ Shumë ndarje dhe përçarje jemi lodhur më prej ndarjeve. Edhe na vet edhe qytetarët i kemi lodhur. Është koha e fundit më që të vendosim disa vija të subjekteve politike. Të ndahemi mbi baza ideologjike. Një subjekt i majtë, një i djathtë. Edhe të konkurrojmë me projekte, të konkurrojmë me punë, të konkurrojmë me përparim e zhvillim e jo kush është më i keqi. Unë mendoj se ajo që i ka munguar politikës shqiptare ka qenë diskursi i cili është zhvilluar në temën kush është më i keqi, kush është tradhtari. Tash mendoj se duhet ta zhvendosim këtë. Hajde të hyjmë në garë pozitive. Kush është më i miri? Hajde ta zgjedhim kur mundohemi ta gjejmë më të mirin, edhe në Frontin Evropian edhe në VLEN të ketë garë të brendshme. Nëse Fronti Evropian tash në zgjedhjet lokale e kandidon një kandidat cilësor për një komunë, të jeni të bindur që kjo gjë ndikon te VLEN-i. Do të mundohemi edhe ne të gjejmë një kandidat i cili është i shkolluar, i ndershëm, i moralshëm. Mendoj se nëse ne qytetarit i fusim dhe vet futemi në këtë garë pozitive vetëm do ti sjellim mirë politikës shqiptare “deklaroi Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *