Dr. Zeqirija Ibrahimi nga VLEN në një intervistë për Ora24.Tv ka folur për përfaqësimin e shqiptarëve në Qeveri pavarësisht daljes së Taravarit nga e njëjta.
Sipas tij, nuk ulet përfaqësimi i shqiptarëve në Qeveri, edhe pse Taravari ka dal prej saj. Ngel po ajo përqindje e përfaqësimit të shqiptarëve.
“ Fillimisht duhet ta themi se kjo Qeveri është ndërtuar në marrëveshje në mes VMRO-së dhe VLEN-it. Dhe VLEN-i aty i përfaqëson shqiptarët. Pavarësisht se ikë një parti që ka qenë pjesë e VLEN-it kjo nuk e ulë përfaqësimin e shqiptarëve. Dhe mund të ketë ndoshta ndërrime të dikastereve, por jo edhe uljen e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve. Kjo ka mbetur temë që do të duhet të diskutohet për shkak se ne ende nuk e dimë saktë se a e ndjekin rrugën e zotit Taravari për në BDI edhe deputetët e tij. Po qe se deputetët e tij do të mbeten pjesë e VLEN-it dhe që unë uroj të mbetet ashtu, kjo e krijon mundësinë që ata të vazhdojnë të përfaqësohen aty ku janë. E po qe se ata tërhiqen, dhe e ndjekin rrugën e zotit Taravari për në BDI atëherë do të flasim me kryeministrin se a i mbajmë ato dikastere ose i zëvendësojmë e i ndërrojmë për shkak të specifikave të dikastereve. Por, aktualisht nuk ka asnjë diskutim se çfarë do mbajmë e çfarë do heqim. Pikërisht për shkak se ende nuk e dimë se a mbeten deputetët e Aleancës për shqiptarët pjesë e kësaj shumice apo jo. Vetëm kur do ta kemi këtë informacion të saktë atëherë do të mund të gjykojmë se si do veprojmë me përfaqësimin e tillë në Qeveri”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *