Deputeti i Alternativës dhe koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka uruar pavarësinë e Kosovës.
“Me 17 shkurt të vitit 2008, në orën 15:39 minuta, në Kuvendin e Republikës në Prishtinë, në një mbledhje të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës njëzëri e shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Prej atëherë u bënë 17 vjet! Ballkani u stabilizua, ndërsa shqiptarët nga të gjitha trojet etnike u ndjenë më të lirë!
Gëzuar Dita e Pavarësisë Kosovë! Lavdi dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Sali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *