Juventus ka fituar Kupën e Italisë, teksa mundi 0-1 Atalantën. Pjesa e parë u vendos nga një gol. Bardhezinjtë realizuan pas vetëm katërt minutash lojë, duke ndezur festën e tifozëve torinez, që kishin ardhur në Stadio Olimpico (Rome) për të parë ndeshjen.
Vlahovic shfrytëzoi në maksimum një asist të Cambiassos, për të dërguar kështu topin pas shpinës së Marco Carnesecchi.
Të besuarit e Gasperinit provuan të reagojnë, qarkulluan mjaft mirë topin, por vetëm kaq, pasi nuk mundën dot të finalizojnë me sukses. Me rezultatin 0-1 përfundoi fraksioni i parë, ndërsa në të dytin, emocionet ishin edhe më të mëdha.

Gjimshiti me shokë ushtruan presion në portën e Perin, Juventus mbrojti me fanatizëm rezultatin, për të fituar kështu kupën.