Drejtori i Qendrës Sociale-Shkup, Hamza Ameti, ka njoftuar se shfrytëzuesit e të drejtave sociale të cilët kanë aplikuar për shfrytëzimin e te drejtës për pushim dhe janë përzgjedhur nga komisioni përkatës do kalojnë disa ditë pushimi në Ohër.
“Sot ishte një mëngjes i bukur për mua e me shumë buzëqeshje!
Shfrytëzuesit e të drejtave sociale të cilët kanë aplikuar për shfrytëzimin e te drejtës për pushim dhe janë përzgjedhur nga komisioni përkatës do kalojnë disa ditë pushimi në Ohër.
Edhe nga qyteti i Shkupit ka pjesëmarrës nga të gjitha nacionalitetet dhe ky fakt na gëzon shumë.
I përshëndeta dhe ju urova rrugë të mbarë e pushim të këndshëm.
I inkurajojmë të gjithë shfrytëzuesit e të drejtave sociale ti ndjekin me vëmendje aplikimet dhe njoftimet për shfrytëzim të të drejtave.
Angazhimi për politika sociale sjell dobi direkte tek qytetarët!”, ka shkruar Ameti.