Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, sot në konferencën për media për ribalancin e buxhetit, tha se buxheti i shtetit është dëmtuar nga qeverisja e kaluar për mbi 500 milion euro. Kjo për shkak të mosplanifikimit të mirë dhe mos shlyerjes së detyrimeve.
Ajo pret që Prokuroria Themelore Publike t’i përgjigjet situatave të krijuara. Siç tha Dimitrieska Koçoska, ka shumë obligime të prapambetura që nuk janë raportuar.
– Mund të them se ka shumë detyrime të prapambetura që nuk janë raportuar. Për më tepër, kompetenca i takon institucioneve të tjera. Po i konstatoj kushtet e konstatuara në Ministrinë e Financave”, theksoi Dimitrieska Koçoska.
Ajo më herët duke e bërë të ditur vendimin e Qeverisë për ribalancimin e buxhetit, bëri të ditur se për paga janë paraparë 4,1 miliardë denarë, ndërsa për pagesën e pensioneve pesë miliardë denarë.
Inflacioni parashikohet në nivelin 3.5 për qind dhe rritja e pagës neto me 13 për qind.
Të hyrat e përgjithshme në buxhet janë planifikuar në 318 miliardë e 150 milionë denarë, që paraqet rritje prej 8,22 miliardë denarë, është planifikuar rritje edhe në të hyrat tatimore nga llogaritë vetjake, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në 362 miliardë e 816 milionë denarë, që paraqet rritje prej 19,178 miliardë denarë.Alfax