Anija e parë me emigrantë që pritet të vendosen përkohësisht në kampin e Gjadrit, në Lezhë, mbërriti sot nga Italia, duke shënuar fillimin e një planit të bashkëpunimit Rama-Meloni.

Ky zhvillim ka sjellë reagime nga banorët lokalë, të cilët kanë dalë në protesta simbolike për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të qeverisë.

Protesta u organizua përpara hyrjes së kampit, ku banorët u mblodhën me pankarta dhe thirrje kundër pranisë së emigrantëve në zonën e tyre.

Banorët shprehin pakënaqësitë e tyre në lidhje me faktin se vendimi për ndërtimin e kampit në Lezhë nuk është marrë në konsultim me ta dhe se ky veprim po rrezikon sigurinë dhe stabilitetin e komunitetit lokal.