VLEN ka reaguar për siç ka thënë pengimin e punës së Qeverisë nga kuadro të BDI-së. Në një kumtesë me shkrim, shkruajnë se ka ka tentativë për të mbuluar krimet që ka bërë BDI brenda sistemit.

“BDI në mënyrë indirekte pranoi se po përpiqet me të gjitha forcat dhe instalimet e saj të pengojë punën e Qeverisë së re vetëm për të shpëtuar nga përgjegjësia penale dhe për të mbrojtur pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme. “Myku i BDI-së” nuk janë shqiptarët me dinjitet dhe të ndershëm në administratë, por ushtarët e verbuar partiakë të cilëve më shumë u intereson udhëheqësia e kriminalizuar në Reçicë të Vogël sesa drejtësia dhe funksionimi i sistemit. Sinonim për “mykun e BDI-së” është marrëveshja e turpshme e Ixhet Memetit me “prokurorinë abaziane” për të marrë dënim me kusht për marrje ryshfeti për lehtësimin e procedurës për një
person të akuzuar për kontrabandë me cigare. Sinonim për “mykun e BDI-së” është të nxjerrësh tre akte juridike për të detyruar sistemin e drejtësisë të ekstradojë një ish-luftëtar të UÇK-së në Serbi, para se të shprehet Gjykata
Supreme, vetëm për të shkaktuar tensione dhe për të akuzuar VLEN-in. Sinonim për “mykun e BDI-së” është të paralajmërosh se do të largohesh nga BNJVL-ja gjoja për shkak të diskriminimit të komunave që drejtohen nga kryetarët e tyre, por të mos kesh dinjitet, nder dhe fytyrë të distancohesh nga Ramiz Merko pasi dihet mirëfilli se është futur në listën e zezë të SHBA-së. Kjo sjellje destruktive e BDI-së është e njohur nga shumica e shqiptarëve dhe do të ndëshkohet ashpër”, shkruan në reagimin e VLEN.