• October 18, 2024
  • adminE
  • 0

Krijimi i shtetit Bektashi, “The Economist”: Shpresat për harmoninë fetare vijnë në jetë në Vatikanin mysliman

‘The Economist’, i ka kushtuar një artikull krijimit të shtetit të ri Bektashi, me titull ‘Shpresat për harmoninë fetare vijnë në jetë në Vatikanin mysliman’.

Charlemagne e bën të nevojshme të lini pijet alkoolike deri pas drekës. Po sikur pijet alkoolike që ofrohen janë thjesht një gisht raki, një pije ballkanike e prodhuar nga frutat -që u ofrohet vizitorëve si një gjest mikpritjeje?

Për më tepër, mikpritësi në fjalë mund të jetë një klerik mysliman, i cili befas dëshiron t’ju respektojë me një pije alkoolike ndërsa shpjegon parimet e besimit të tij, dhe ndërkohë që është duke tymosur një puro të trashë?

Dhe po sikur, më në fund dhe akoma më e pamundur, njeriu i shenjtë me shishe në dorë të bëhet së shpejti kreu i shtetit më të ri në botë, një entitet i vogël sovran mysliman i krijuar nga periferitë me qira të ulët të kryeqytetit të Shqipërisë?

Në fund të fundit po shtynte mesditën. Ndoshta me një gotë të vogël.

Kur vendosen në afërsi me njëra-tjetrën, fjalët “islamike” dhe “shtet” priren të shkaktojnë më shumë panik sesa entuziazëm.

Për shqiptarët që praktikojnë një variant të thjeshtë të besimit – shumë larg fetvave, xhihadeve, kalifateve dhe qenieve të tjera imagjinare perëndimore– kjo është një çoroditje për t’u sfiduar.

Krenar për anën liberale të Islamit të njohur si bektashizëm që është i përhapur në këtë cep të Ballkanit, autoritetet kanë vendosur t’i japin Urdhrit e Shtetit të vet, me flamur, pasaporta e të gjitha.

Lindja e shumicës së vendeve mund të gjurmohet në beteja, trazira dhe revolucione që kanë zgjatur për dekada.

Vendi i ri bektashian, në të kundërt, u njoftua papritur nga Edi Rama, kryeministri shqiptar, në një intervistë për “New York Times”, muajin e kaluar.

Pasi të zgjidhen disa rregulla ligjore, bota do të festojë vendin e saj të 200-të, ndoshta në fund të vitit – nëse dikush e njeh atë që është quajtur në mënyrë të pashmangshme “Vatikani mysliman”.

Nëse ky shtet është Vatikani, atëherë Baba Mondi, mikpritësi miqësor i Charlemagne, është At i Shenjtë.

I veshur me një feste me 12 faqe ndërsa përshëndet vizitorët në kompleksin jashtë Tiranës, me mjekrën e tij të bardhë që i derdhet mbi veshjet e qëndisura dhe me ngjyrë të gjelbër, Kryegjyshi vë buzën në gaz nga krahasimi me selinë katolike në Romë.

Por ky është më tepër akt modestie, sesa kundërpërgjigjeje ndaj një “fyerjeje” teologjike (në dorë mban fotografi, ku Kryegjyshi shfaqet duke u takuar me papë të ndryshëm).

Nga madhështia e Romës, Papa është në krye të një grigje katolike disa miliardëshe.

Kryegjyshata Botërore Bektashiane, e ngjeshur mes një mes një zone industriale dhe disa fushave ku kullosin disa delet, shtrihet në një truall me vetëm 11 hektarë, ose sa disa fusha futbolli.

Një auditor dhe muze i sapondërtuar janë pika qendrore për vizitorët, që dëshirojnë të shtojnë numrin në vendin e tyre.

Nuk është Kapela Sistine, por mund të konsiderohet e tillë tani për tani.

Në botë ka madje më tepër myslimanë se sa katolikë, ndonëse vetëm një fraksion i tyre do ta njihte fenë e tyre në këtë version shqiptar.

Themeluar në Turqi në shekullin 13, bektashinjtë i përkasin urdhrit mistik Sufi, që kombinon mësime nga Kurani me devocionin dhe lutjet në traditat e tyre.

Dikur si besimi fetar i elitës ushtarake osmane, urdhri bektashi pranoi mësime nga shumë drejtime, deri sa u ndalua atje në shekullin 19.

Kur Turqia përqafoi sistemin laik në vitet 1920, udhëheqësit bektashinj u shpërngulën në Shqipëri.

Përmes dashurisë së tyre për artin, dervishët e këtij urdhri vlerësohen për kontributin e tyre për rrëzimin e zgjedhës otomane në vitin 1912; shumëkush e konsideron bektashizmin si “fenë kombëtare” shqiptare, ndonëse numri i atyre që janë pjesë e fesë kryesore të islamit sunit në Shqipëri është më i madh.

Shpërblimi i besimit të tyre ishte përballja me persekutimin, së bashku me të gjitha besimet e tjera, nga regjimi stalinist që udhëhoqi Shqipërinë nga viti 1944.

Urdhri bektashian pretendon se ka 20 milionë ndjekës të shpërndarë në numër të paktët në gati 36 vende. Ky mund të jetë pretendim i ekzagjeruar.

Numërimi i anëtarëve të tij është edhe më i vështirë duke pasur parasysh aspektin tepër liberal të bektashizmit: disa e përshkruajnë më tepër si një filozofi, sesa besim fetar.

Baba Mondi, i teti Dedebaba që nga shpërngulja në Shqipëri, flet me admirim për të gjitha besimet fetare.

“Mos privoni veten tuaj, ndërkohë që Perëndia të ka dhënë lirinë», pak a shumë e përmbledh ai.

Ka pak agjërim (por jo një Ramazan të tërë), disa lutje të përditshme (por jo xhami ose minare madheshtore), dhe shumë fjalë për njerëzit që “ndajnë të njëjtin fat”.

Një Bektashi i mirë rrezaton dashuri dhe tolerancë.

Udhëheqësi i tyre e quan veten mikun e të gjithëve, duke përfshirë Izraelin, presidentin e të cilit ai e takoi vetëm muajin e kaluar—mikpritje që nuk ka gjasa të ofrohet në Teheran ose Mekë, të themi.

Bektashinjtë i shmangen politikës dhe dënojnë dhunën. Ata janë, me fjalë të tjera, lehtësisht praktikojne mënyrat që shmangin Perëndinë dhe që mbizotërojnë në shumicën e Evropës këto ditë.

Ishte i vetmi vend i pushtuar nga nazistët që gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj ne fund te saj sesa ne fillim.

Një vend me shumicë myslimane, ai feston diten e Nënë Terezes, një murgeshë katolike me rrënjë shqiptare.

Pse stigmatizojnë ata që bëjnë mirë bazuar në diçka po aq të zakonshme sa besimi? Bektashinjtë meritojnë shumë.

Pikërisht për shkak se disa njerëz në Evropë kanë një problem me fjalën “mysliman” kjo është diçka për t’u bërë,” thotë Rama.

Jo të gjithë janë pro dhënies së enklavës së tyre bektashinjve, duke e cilësuar atë që shohin si një përpjekje për shpikje fetare.

Interesa të tjera myslimane janë duke u përpjekur të fitojë terren në Ballkan; Javën e kaluar Recep Tayyip Erdogan, presidenti turk, mbërriti Tirana për të hapur një xhami me kapacitet 8,000 vende.

Shumë e shohin lëvizjen bektashiane si një taktike e Ramës, një njeri i madh—praktikisht, si një ish-basketbollist profesionist, por edhe politikisht, duke qenë se ka mbi një dekadë në pushtet me pak rivalë vendas—në një vend të vogël.

Por, synimi është fisnik, në përputhje me mënyrat dashamirëse të bektashinjve.

Shfaqja e tolerancës shqiptare ndërsa kritikon indirekt atë të bashkë-evropianëve me siguri meriton rivizatimin e disa hartave për të, dhe një dolli me raki.