Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Amir Elezi, priti sot në zyrat e partisë ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas. Në takim, Ibrahimi e informoi ambasadorin për angazhimet e Alternativës në qeveri si pjesë e koalicionit VLEN, duke theksuar reformat, transparencën dhe përkushtimin ndaj integrimit evropian, veçanërisht në resorin për Eurointegrime, të cilin e udhëheqin.

Ambasadori Rokas rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për procesin integrues të vendit dhe garantoi ndihmë të vazhdueshme në këtë drejtim.